Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Shpellat Panxian Dadong

Screen Shot 2015-12-03 at 22.26.05

Shpellat Panxian Dadong janë të njohura, se kanë strehuar njerëzit rreth 300.000 vjet më parë. Është e gjithashtu e njohur se në afërsi të tyre, kanë banuar edhe kafshë të mëdha. Megjithatë, shkencëtarët, qenë tejet të befasuar kur zbuluan depozita prehistorike, të cilat tregojnë se stegodonët dhe rinocerontët kanë jetuar, ose të paktën kanë ngordhur brenda në shpella.

Ata e cilësuan këtë zbulim si shumë të çuditshëm, duke patur parasysh se shpellat ndodhen mbi 1.600 metra mbi nivelin e detit. Paleoantropologu Lin Sheparc, tha se është shumë e rrallë të gjesh kafshë në një shpellë ku zakonisht ato nuk janë jetuar. Ajo beson se ka shumë të ngjarë që stegodonët dhe rinocerontët, thjesht të endeshin nëpër shpellë. Sidomos rinocerontët, janë kafshë të vetmuara që kullosin më vete.

E megjithatë, këtu gjenden mbetjet e tyre. Një prej teorive thotë se ishin kafshët mishngrënëse ato që i vranë gjitarët, dhe i tërhoqën zvarrë deri në shpellë. Por, më shumë gjasa përgjigja më afër së vërtetës, është ndërhyrja e njeriut.

Inspektimi i eshtrave tregoi se ato ishin djegur dhe pastaj mprehur nga një objekt, që mund të ketë qenë prej guri. Ekspedita e fundit në këto shpella u zhvillua në vitin 1998. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë progres të mëtejshëm në zbulimin e arsyes, sesi ato kafshë hynë në ato shpella./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button