Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Tuneli në tempullin Baiae

Screen Shot 2015-12-05 at 17.57.46

Më shumë se 2000 vjet më parë, tempulli Baiae në Romë ishte një destinacion popullor, i njohur ndryshe për rezervat e mineraleve, që supozohej se kishin fuqinë e faljes së pavdekshmërisë, dhe ndoshta duke garantuar hyrjen në ferr. Tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat misterioze. Në vitin 1960, Robert Pejxh dhe Keit Xhons vendosën t’i studiojnë këto rrënoja.

Pas u përpoqën jo pak për të depërtuar përmes të çarës së ngushtë, ata e gjetën veten në një tunel të ngushtë, ndërsa ndjenë erën e gazit vullkanik. Pejxh zbuloi fillimin e tunelit të kompleksit, që ishte në drejtim të lindjes së diellit gjatë verës, ndërsa tunelet zgjatoheshin në mënyrë të përkryer nga lindja në perëndim, në drejtim të lindjes së diellit gjatë ekuinokseve.

Kjo tregon se ritualet, ishin një faktor kryesor gjatë ndërtimit të tuneleve. Ata gjetën edhe shumë kamare të destinuara për pishtarët përgjatë tuneleve dhe të vëndosura në mënyrë të tillë që të fshihnin tunelet. Ata gjithashtu gjetën atë që duket të jetë një sistem ventilimi, brenda një sistemi bllokazhi.

Gjithësesi, vetëm kur ata arritën në fund të një tuneli të pjerrët, gjetën diçcka tejet misterioze. Vetëm pas një kthesë të mprehtë, rridhte një rrymë uji shumë engrohtë. Një mekanizëm për uljen e gurëve, ishte i projektuar nën ujë, dhe dukej sikur zhdukej në terr. Të dy burrat menduan që nëse Hadesi ka ekzistuar vërtetë, vetëm ata e kishin gjetur hyrjen.

Në vitin 1965, dy burra, me ndihmën e Kolonel Dejvid Ljuis, arritën në përfundimin se ujë i vale prodhohej nga dhomat nëntokësore vullkanike. Megjithatë, edhe me këtë njohuri të re, ata ende nuk mundën të zgjidhnin misterin se cilët ndërtuan tunelet e Baiae, ose cili ishte qëllimi i tyre i vërtetë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button