Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura të lashtësisë: Këpucët e fshehura në tempullin egjiptian

Screen Shot 2015-12-04 at 08.38.24

Arkeologët zbuluan një “thesar” të pazakontë, gjatë një ekspedite në Egjipt në vitin 2004. Në një qyp, të vendosur në mes të dy qypave të tjerë, dhe në një hapësirë të vogël të hapur midis dy mureve me tulla dhe baltë, ndodheshin 7 këpucë. Dy nga palët ishin këpucë fëmijësh, dhe këpuca e mbetur i përkiste një të rrituri, që ndoshta kishte çaluar.

Arkeologu Anxhelo Sesana tha se ky “qyp me këpucë” ishte fshehur qëllimisht më shumë se 2.000 vjet më parë ago. Andre Veldmeijer, një eksperte mbi këpucët e lashta, e quajti  të “jashtëzakonshëm” zbulimin e këtyre këpucëve, për shkak të gjendjes së shkëlqyer që ato gëzonin.

Ai i analizoi këpucët dhe teorizoi se ato ishin mjaft të shtrenjta dhe të destinuara për njerëz me një status të lartë. Ai shtoi se ka një mister që rrethon fshehjen e këpucëve, dhe pse të zotët nuk i morën ato mbrapsht. Veldmeijer spekuloi se mund të ketë pasur ndonjë trazirë në këtë zonë, duke bërë që dikush të fshihte këpucët për arsye të panjohura dhe të largohej./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button