Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura të lashtësisë: Mumja “ulëritëse”

mummy 1E zbuluar në vitin 1886, një mumje me një shprehje agonie në fytyrën e tij, ka qenë prej kohësh objekt i spekulimeve. Kjo mumje, i ka të gjitha organet e paprekura, çka nuk është e zakonshme në procesin e mumifikimit. Shumë teori interesante kanë lindur prej atëhere, edhe pse asgjë nuk është vërtetuar, si e drejtë ose e gabuar.

Bob Brajer, arkeolog në Universitetin Long Island, spekuloi se dy persona ishin përgjegjës për shprehjen e agonisë në fytyrën e mumjes. Njëri ishte vrasësi, ndërsa tjetri ai që siguroi ruajtjen e plotë të trupit (ndoshta për shkak të një marrëdhënie personale me viktimën). Studiuesit dhe arkeologët e tjerë, kanë dalë me teori që variojnë nga vrasja gjakftohtë, tek helmimi apo varrosja për së gjalli.

Një dokumentar i veçantë në vitin 2008 nga “National Geographic”, shqyrtoi mundësinë që mumja të mund të jetë princi Penteuer (i biri i faraonit Ramsesi III), i cili ishte i dyshuar për planifikimin e vrasjes së babait të tij. Dokumentat e lashta në shekullin XII-të, pohojnë se një nga gratë e Faraonit Ramses III,  u përpoq të komplotojë për të vrarë atë, për shkak të dëshirës së saj që Penteueri të rrëmbente fronin.

Mendohet se ky kur ky plan u zbulua, si dënim ajo e helmoi Penteuerin dhe e mbështolli atë në një lëkurë dashi, pasi u mumifikua. Nëse ka ndodhur vërtetë kështu, “ulërima” mund të ketë qenë për shkak të dhimbjes nga efekti i helmit. Megjithatë, kësaj mumje iu bënë vetem një skanim, dhe mbetet një spekullim i pastër nëse ishte në fakt ishte Princi Penteuer. Teori më pak të bujshme, sugjerojnë se nofulla e mumjes është e hapur, thjesht sepse koka e tij ka shumë të ngjarë të jetë lëvizur pas vdekjes.

mummy 2 mummy 3

Leave a Reply

Back to top button