Horizonti.al

Misteret e Popujve të Detit: Lidhja Sardenjane

Screen Shot 2016-06-08 at 07.48.08Në Medinet Habu, një tempull-morg kushtuar faraonit egjiptian Ramsesi III, gjndet e gdhendur në gur piktura më e famshme e Popujve të Detit. Duke treguar disa beteja, ajo identifikon Popujt e Detit me disa lloje të ndryshme përkrenaresh. Grupi më i spikatur është përshkruar si i veshur me helmeta me brirë. Zakonisht besohet se këta luftëtarë i përkasin Sherdenit, një nga nëntë komunitetet e përmendura nga të dhënat egjiptiane.

Për shkak se egjiptianët e lashtë qenë të interesuar kryesisht në luftimin dhe mposhtjen e Popujve të Detit, ata nuk mbanin të dhëna të hollësishme në lidhje me origjinën e tyre. Megjithatë, disa studiues kanë arritur në përfundimin se komuniteti Sherden ishte nga Sardenja. Në mënyrë specifike, Sherdenët konsiderohen pjesë e qytetërimit Nuraxhik të ishullit, një qytetëzim pak i njohur që la pas vendbanime të shumta guri, duke përfshirë kulla, shtëpi dhe komplekse varrimit. Njerëzit Nuraxhikë (të quajtur kështu për shkak të strukturave të tyre prej guri, ose ”nuraghe”) lanë gjithashtu pas edhe statuja, duke përfshirë figurina prej bronxi që tregojnë luftëtarët e Sardenjës të veshur me përkrenare me brirë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button