Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Cilët qytete po rriten?

ciy

Edhe nëse ne s’mund ta kuptojmë botën e kafshëve, priremi të supozojmë se kemi një kompetencë mbi botën tonë njerëzore. Por as kjo nuk është e vërtetë. Zonat urbane të populluara dendur janë aq komplekse dhe konfuze, sa që ne s’mund të themi se cili është qyteti që po rritet më shpejt në botë. Kjo mund të duket si një nga ato probleme, të ngjashme me pyetjen sesa engjëj mund të vallëzojnë mbi kokën e një gjilpëre, por duke ditur cilat qytete janë duke përjetuar ndryshimet më të shpejta demografike, kjo  mund të na ndihmojë të parashikojmë ku mund të ndërtohet centrali i ardhshëm elektrik ekonomik, si dhe të rregullojmë vetë politikat tona në përputhje me rrethanat.

Problemi i vetëm, është se ekzistojnë shumë mënyra të matjes së normës së rritjes së një qyteti, dhe asnjëra prej tyre nuk jep të njëjtën përgjigje. Sipas një përllogarritje, Batami në Indonezi, qëndron në krye me rritje vjetore prej 7.4 përqind. Nga një tjetër, qyteti me rritjen më të shpejtë është Niamej në Niger. Ndërkohë pasi tij vjen Xiameni në Kinë. Një qytet që kryeson një renditje, mund të mos shfaqet në klasifikimin tjetër të 10 të parave.

Ndërkohë edhe rritja gjeografike është e vështirë të matet, për arsye të ngjashme me ato të shkaktojnë probleme me hartat që kemi përmendur më herët. Rritja është shpesh aq e shpejtë, sa që nga koha kur ne kemi matur me saktësi numrin e bamnorëve të një qyteti, të gjitha të dhënat tona cilësohen të vjetëruara. Me pak fjalë, parashikimi i vendndodhjes së qyteteve të mëdha të ardhshme të Tokës, është një punë më e vështirë se sa duket./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button