Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Cili vend është më i lumturi

lumturi

Si pasojë e krizës financiare të vitit 2008, shumëkush filloi të kërkojë për metodat më të mira të matjes së mirëqënies së vendeve, sesa thjesht niveli i PBB-së. Krijimi i Indeksit të Lumturisë Kombëtare, me të dhënat të sjella nga qeveritë kudo në botë, nga Tajlanda në Britaninë e Madhe. Në teori, kjo është një ide e madhe; jeta e njeriut ka të bëjë shumë më tepër sesa vetëm me kontributet tek ekonomia. Por në praktikë, matjet janë shpesh tejet kontradiktore.

Ju mund të keni dëgjuar për Butanin. Një mbretëri e vogël malore në veri të Indisë, Butani është i shumë i varfër dhe kryesisht i paarritshëm për turistët. Është gjithashtu i njohur si një nga vendet më të lumtura në tokë, një pretendim që ka çuar në një mori artikujsh për të shpjeguar pse ndotja e paktë, mospirja e duhanit dhe shoqëria që e do Tokën, duhet të merret si model për diku tjetër.

Problemi është se ky pretendim “i vendit më të lumtur”, vjen nga një sondazh i vetëm.

Sondazhet e ndryshme mbi lumturinë, e kanë renditur në vendet e fundit në botë. Me pak fjalë, Butani mund të jetë jashtëzakonisht i lumtur, ose krejtësisht i varfër. Ne thjesht nuk e dime këtë. Vende të tjera janë të vështira për t’u matur në këtë aspekt. Disa lloj parametrash e vendosin Amerikën Latine në majën e lumturisë. Të tjerë thonë se ky çmim shkon për Evropën Veriore. Duket se lumturia është thjesht tepër e mjegullt, për t’u matur në një shkallë globale./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button