Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Fati i ndotjes në oqeanet tona

oqean

Ja një mendim i kthjellët: Ndoshta s’mund të ketë më asnjë vend në Tokë që nuk është i ndotur. Falë rrymave të ajrit dhe atyre detare, së bashku me miliona fabrika dhe miliarda automjeteve në të gjithë botën që emetojnë gazra në mjedis, nuk mund të ketë një copë toke të vetme që është plotësisht e pa ndotur.

Nëse jeni mosbesues, prisni sa të dëgjoni këtë tjetrën:Disa shkencëtarë mendojnë se ky planet mbase nuk do të shohë më kurrë një det të pandotur. Falë abuzimeve tona në shekullin e XX-të, oqeanet e Tokës mund të jenë përgjithmonë të ndotura. Ky lajm shqetësues vjen falë mikroplastikës. Fillimisht pjesë e shisheve plastike dhe qeseve, mikroplastikat janë fragmente të vogla që shkëputen dhe thyen në copat më të vogla që janë parë ndonjëherë. Ato aktualisht mund të gjenden në çdo cep të oqeaneve, dhe askush nuk është i sigurtë nëse do të mund të pastrohen ndonjëherë. Shkencëtarët më pesimiste mendojnë se ato do të mbeten aty, për aq kohë sa do të ekzistojnë oqeanet në Tokë./ Bota.al

Leave a Reply

Back to top button