Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Mineralet e panjohura

minerale

Lista e mineraleve të njohura në Tokë aktualisht numëron rreth 5.000 syresh. Kjo është një shifër e çmendur, ndaj dhe mund të na falet pse kemi menduar se i kemi zbuluar thuajse të gjitha ato. Tek e fundit, vetëm një mineral i ri i zbuluar në Australinë Perëndimore bëri bujë në vitin 2014. Sipas një analize të vitit të kaluar nga Robert M. Hazen në Institutin Carnegie për Shkencën, ne mund të kemi ende një rrugë të gjatë për të përshkuar para se të kemi zbuluar të gjitha mineralet.

Ekipi i tij ka përdorur një sistem shumë të sofistikuar të modelimit statistikor, për të llogaritur numrin e mineraleve aktualisht të panjohura që gjenden në Tokë. Ata zbuluar një shifër prej mbi 1.500. Kjo nuk është aq e pamundur sa mund të mendohet. Shumica e mineraleve të Tokës janë të rralla, duke u gjendur në 5 ose më pak zona në të gjithë planetin.

Duke pasur parasysh nëntokën në të gjithë globin që ende nuk është studiuar nga ekspertët, është e arsyeshme të thuhet se shumë mineraleve mund të gjenden në zona tepët të vështira. Interesante tek shifrat e Hazen, është fakti se ato përfshijnë mineralet që ende ekzistojnë, dhe që ka të ngjarë të jenë të arritshme. Gjithashtu modelet që projektoi ai dhe ekipi i tij, zbuluan minerale që me gjasë janë krijuar, pastaj kanë humbur sërish gjatë shekujve. Numri i përgjithshëm i këtyre të fundit mund të jetë shumë i madh. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button