Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Qytetërimet e pazbuluara

civil

Duket sikur duhet të jesh goxha i ngathët për të humbur diçka të madhe, sikurse është një qytetërim i tërë. Megjithatë, speciet tona e kanë bërë këtë jo një herë, as dy herë, por dhjetra (ndoshta qindra) herë. Shumë prej këtyre shoqërive, si Olmeks, kanë qenë rizbuluar. Edhe pse ata mund të jenë ndoshta vetëm maja e ajsbergut.

Disa shkencëtarë mendojnë, se teknologjia e re na ka vendosur në prag të zbulimit të dhjetra qytetarimeve të humbura. Thellësia e pyjeve të shiut ka qenë prej kohësh e aftë, të na fshehë gjurmët e veprimtarisë njerëzore. Për këtë mjafton të pyesni ndonjë nga eksploruesit fatkeqë, që u nisën të zbulonin El Dorado apo qytetin e humbur Z.

Kjo nuk do të thotë se pyjet e shiut janë bosh. Ne kemi shquar herë pas here shenja të veprimtarisë bujqësore apo gërmimeve që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Për projekte të tilla në shkallë të gjerë, është e arsyeshme të supozohej se aty duhet të ketë gjalluar një qytetërim.

Ne kemi tashmë potencialin, për t’u përpjekur t’i zbulojmë këta popujt të zhdukur prej shumë kohësh, ndoshta duke kërkuar përmes dronëve me pajisje të posaçme nëpër zonat e thella të pyjeve të shiut. Në qoftë se ne jemi me fat, mund edhe gjejmë gjurmë të një populli të lashtë (ose njerëz), të cilët në një farë mënyre ne i kemi harruar./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button