Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Sa të rrezikuara janë disa specie

specie 1

Ne kemi shtyrë kaq shumë specie në prag të zhdukjes, sa që ju ndoshta mund të vijnë përnjeherë ndërmend disa emra. Rinoceronti i Sumatrës, shimpazete Hainane, rinoceronti i ishujve Java, dhe të gjithë tjerët përmenden shpesh paraqiten në aktivitetet bamirëse. Por, ato janë thjesht vetëm kafshët që ne i njohim se janë të rrezikuara. Ndërkaq janë me mijëra – në mos miliona – më shumë, për të cilat ne nuk kemi asnjë ide nëse janë të gjallë dhe gëzojnë shendet të plotë, të gjalla dhe të rrezikuara, apo thjesht kanë ngordhur me kohë.

Një pjesë e problemit është mungesa e burimeve. Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ka bazën e të dhënave më të plotë në botë mbi kafshë të rrezikuara. Por në vitin 2013, ata mund të jepnin informacion për statusin e vetëm 71.576 specieve në mbarë globin. Kjo shifër në mesin e 1.2 milionë specieve që i njohim, është një pjesë shumë e vogël.

Zgjerimi i saj do të duhej të përfshinte 7.5 milionë speciet potencialisht të pazbuluara, dhe është e qartë se ne s’kemi asnjë ide se në çfarë kushte ndodhen ato. Një çështje tjetër është zbulimi i kafshëve. Është menduar se aktualisht më shumë se 7 zogj O’ahu Alauahios mund të ekzistojnë ende në ishujt Hauai, por askush nuk ka parë ndonjë prej tyre që nga viti 1985. Ato mund të jenë zhdukur, ose me gjasë do të mund të rishfaqen si kjo bretkocë izraelite, që të gjithë supozonin se ishte shfarosur. Aty ku speciet janë më të rrezikuara, ne në thelb s’kemi asnjë ide se çfarë po bëjnë shumica e tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button