Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Shpellat e paeksploruara

shpellat

Është një njohuri e zakonshme, se shumica e oqeaneve të Tokës mbeten të pashkelura. Dhe kjo jo për shkak se ne kemi shpenzuar të gjithë kohën tonë duke marrë me tokën. Nën këmbët tona, ndodhen mijëra e mijëra e shpella, tek të cilat nuk ka shkelur ndonjëherë asnjë qenie njerëzore. Këto botë nëntokësore nuk janë të pakta.

Një vlerësim nga “National Geographic”, vinte në dukje se 90 përqind e shpellave janë të pazbuluara. Kjo e dhënë është paksa e vjetëruar, por në fakt vlen të tregohet sesa e panjohur është toka nën këmbët tona. Pengesë është edhe fakti se pjesa më e madhe e shpellave janë të fshehura, pa hyrje të dukshme në nivelin e tokës. Edhe në një rajon të botës, shumë të hartuar dhe studiuar në mënyrë skrupuloze si në SHBA, mendohet se janë gjetur vetëm 50 përqind të shpellave.

Kjo do të thotë se të gjitha ato shpellave të mëdha të mbushura me stalactite, që ju shihni herë pas here në foto në internet, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Ka një botë e tërë të pazbuluar atje poshtë, një vend i pandriçuar dhe pa lidhje me sipërfaqen e tokës prej shekujsh dhe ndoshta mijëvjeçarësh. Kush e di? Nuk mund të jetë edhe Morlokë, si qëniet e nëntokës në librin e H.G Welles në vitin 1895. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button