Horizonti.al

Misteret e qëndrueshme të botës sonë: Specie të panjohura

specie

Në vitin 1972, biologia Xhenifer Ouen filloi të dokumentojë specie që ajo i gjente duke kërkuar përreth kopshtin të saj në periferi të qytetit. Pas 40 vjetësh, ajo do të zbulonte më shumë se 8000 specie, 20 prej të cilave nuk ishin parë kurrë më parë në Angli. Prej këtyre 20, 4 ishin krejtësisht të reja për shkencën. Pa u larguar nga shtëpia e saj, Ouen dokumentoi aksidentalisht zbulimin e 4 specieve krejtësisht të reja.

Kjo anekdotë e shkurtër tregon se sa pak dimë realisht rreth llojeve që jetojnë bashkë me ne në planet. Ka një numër të tillë krijesash saqë njerëzit po përballen me to gjatë gjithë kohës, shpesh tek vendet ku është menduar se kishte më pak gjasa. Zbulimet e Ouenit ishin sa të pabesueshme, por nuk janë edhe më të pamundurat.

Dejv Ebert në Tajvan zbuloi 24 lloje të reja të peshkaqenësh, vetëm duke hulumtuar tek tregu i peshkut pranë banesës së tij. Në Londër, një mykologjist identifikoi 3 varieteteve të reja kërpudhash Boletus, në një porcini të thatë. Nga një vlerësim i vitit 2011, numri i specieve të padokumentuara në Tokë është deri në 7.5 milionë. Në kohën kur u bë ky vlerësim, ne kishim kataloguar vetëm 1.2 milionë. Kjo do të thotë se deri në 90 përqind të specieve detare dhe 86 përqind të atyre në tokë, mund të jenë krejtësisht të panjohura për shkencën./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button