Horizonti.al

MISTERET E YJEVE / Ato që ende nuk i dijmë

screen-shot-2016-10-01-at-21-57-59

Këto terma kyç do t’iu ndihmojnë të kuptoni Universin

Çfarë kushtesh e bëjnë të mundur formimin e një ylli?

Fillimisht, Universi ishte shumë energjik që të mund të formoheshin yjet. Por teksa Universi u zgjerua dhe u ftoh, u bë i mundur për formimi i grumbujve të gazit. Ka një sugjerim që vjen nga sateliti “European Planck” se kushtet bënë të mundur formimin e yjeve brenda 500.000 viteve nga Big Bengu, por ka pasiguri në lidhje me këto vite të hershme. Si teleskopët hapësinorë dhe ashtu edhe detektorët e mikrovalëve kozmike, do të na ndihmojnë të zbulojmë më shumë në lidhje me historinë e hershme të Universit.

Mekanika e Supernovave

Edhe pse ka teori se si funksionojnë supernovat, nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme për të qenë të sigurt se ato janë të sakta. Për shembull, yjet neutrone largohen pas një shpërthimi supernova me shpejtësi të lartë, por askush nuk e di pse shpërthimi duhet të favorizojë vetëm një drejtim. Disa nga vëzhgimet më të dobishme mbi supernovat vijnë nga teleskopët hapsinorë me rreze X dhe gama si Chandra dhe Nustar, të cilët vazhdimisht shtojnë të dhënat që mund të na ndihmojnë të kuptojmë këto shpërthime masive yjore.

A ka një popullatë të tretë tyjsh?

Yjet klasifikohen në Popullatën I (ku futen ata që janë të pasur në metale) ose Popullatën II (të varfër në metale). Popullata e yjeve të vjetër në kategorinë e dytë, përmban më pak elemente të rëndë, për shkak se yjet e rinj të popullatës së parë fitojnë elementë të rëndë nga supernovat. Megjithatë, modelet kozmologjike sugjerojnë se duhet të ketë edhe popullata të mëdha yjesh të lashtë III, të përbërë thuajse tërësisht nga hidrogjeni dhe heliumi, dhe të formuar shumë shpejt pas Big Bengut. Këto lloj yjesh janë ende për t’u zbuluar, por teleskopi hapsinor Xhejms Ueb – që do të lëshohet në vitin 2018 – mund të ndryshojë gjithçka. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button