Horizonti.al

Misteret e zjarreve të Karonias

Screen Shot 2016-03-23 at 07.34.34

Karonia është një qytet i vogël në bregdetin veriperëndimor të Siçilisë, i vendosur në mes të linjës hekurudhurore dhe detit. Në muajt e parë të vitit 2004, zona e Kanetos në këtë qytet ishte vendi i një vargu zjarresh të pashpjegueshme dhe aktiviteti të çuditshëm elektrik.

Pati raporte për dyshekë, karrige, televizorë, pajisje kuzhine, tela elektrikË të palidhur, dhe një shumëllojshmëri objektesh të tjera që papritur shpërthenin në flakë pa asnjë arsye të dukshme. Makinat kyçeshin vetë, ndërsa telefonat celularë binin pa patur telefonata. Incidentet u ndalën përkohësisht kur u ndërpre furnizimi me energji elektrike, por ato filluan përsëri disa javë më vonë dhe prej atëhere kanë vazhduar në mënyrë periodike.

Ndërsa banorët e zonës ia atribuojnë burimin e këtyre ngjarjeve çdo gjëje, nga djalli tek UFO-t, zyrtarët qeveritarë, shkencëtarët, dhe drejtues të hekurudhës dhe kompanitë telefonike, nuk kanë qenë në gjendje të japin ndonjë përgjigje përfundimtare mbi këto dukuri të çuditshme.

Disa ekspertë kanë sugjeruar, se përgjegjëse janë shkarkesat elektrike, të çliruara nga lëvizjet nëntokësore vullkanike. Porr kreu i Agjencisë për Mbrojtjen Civile Siçiliane tha se nuk mund të gjendej asnjë arsye e qartë:”Shkaku i zjarreve duket se ka qenë shkarkimi i elektricitetit statik. Por ajo që ne nuk kuptojmë është arsyeja pse ka pasur këto lloj shkarkesash”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button