Horizonti.al

Misteret më të frikshëm të historisë: Rruga Bimini

bimini

Në vitin 1968, pranë brigjeve të Biminit në Bahamas, shumë shkëmbinj të sheshtë dhe të mëdhenj gëlqerorë u zbuluan nën ujë. Shkencëtarët mbetën të shastisur, sepse gurët formonin një rrugë që vazhdonte drejt, për pothuaj një milje. Formacioni dukej i krijuar nga dora e njeriut. Natyrisht, shumëkush spekuloi se këto ishin rrënojat e një qytetërimi të përparuar të lashtë. Megjithatë, të tjerë refuzuan ta besojnë këtë, duke thënë se mund të ishte rezultat i një fenomeni natyror.

Cilido të ketë qenë mendimi i tyre, askush nuk mund të mohonte një prej profecive të Edgar Cayce, e thënë në 1938: “Një pjesë e rrënojave të Atlantidës së humbur do të zbulohen në det, përreth ishujve Bimini…”. Origjina e këtyre rrënojave vazhdon të trazojë shkencëtarët dhe metafizikanët, sot e kësaj dite./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button