Histori

MISTERI: A ndihmoi SHBA në arrestimin e Nelson Mandelës? 

Screen Shot 2015-11-04 at 10.29.18
Në vitin 1962, policia e Afrikës së Jugut arrestoi një revolucionar të quajtur Nelson Mandela, i cili ishte një nga figurat më të spikatura kundër anti-aparteidit në Kongresin Kombëtar Afrikan (KKA). Ai do të mbetet në burg për pjesën dërrmuese të 3 dekadave të ardhshme, duke përqafuar filozofinë e mospërdorimit të dhunës, dhe u shndërrua në një ikonë ndërkombëtare të këtij procesi.
Ajo që e vë në siklet CIA-n, ishte fakti se prej një kohë të gjatë është përfolur, se ishte agjensi ajo që i informoi autoritetet jugafrikane se ku gjendej Mandela, që ishte i maskuar si shofer kur u vu në pranga. Asokohe, qeveria amerikane mbështeti më gjysmë-zemër regjimin e aparteidit, si një mburojë kundër komunizmit në rajon. (Lidhjet e KKA me Partisë Komuniste të Afrikës së Jugut nuk ndihmuan në këtë rast).
Në vitin 1990, u raportua se shefi i CIA-s në zyrën e Pretorias, Pol Ekel, i kishte thënë një miku të tij se agjencia “ndihmoi që Mandela të kapej nga policia”. “Ne u dhamë atyre çdo detaj, si do të ishte i veshur, kohën dhe vendin ku do të ndodhej. Dhe ata e arrestuan. Ajo ngjarje ishte një nga komplotet tona më të mëdha”.
Ish-zyrtari i shërbimit inteligjent të Afrikës së Jugut tashmë në pension Gerard Ludi, pretendon se informacioni iu dha nga Millard Shirli, një oficer i CIA-s me një karrierë të gjatë në Afrikë, “sepse ishte në interesin e Amerikës që të eleminonte zotin Mandela nga skena publike”. Më vonë, Shirli ndihmoi në përçarjen e lëvizjes anti-aparteid në fund të viteve ’80, edhe pse nuk është e qartë nëse në atë kohe ai punonte apo jo zyrtarisht për CIA-n.
Edhe pse thashethemet kanë qenë këmbëngulëse, aktualisht nuk ka asnjë provë bindëse se ishte CIA ajo që dha informacion mbi Mandelën. Në mënyrë tipike, Mandela preferoi ta lërë këtë çështje në harresë, ndërsa më vonë tha: “le të harrojmë atë moment, edhe nëse është e vërtetë apo jo”. Një mënyrë apo një tjetër, misteri shpresohet të zgjidhet së shpejti, pasi aktivisti Rajan Shapiro ka paditur CIA-n në kuadër të Aktit mbi Lirinë e Informacionit, duke kërkuar publikimin e të dhënave të tyre mbi Mandelën. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button