Analiza

Misteri i anijes së Kremlinit, që survejon brigjet e Floridës

il mistero della nave“Nikolay Chiker” ka zbritur drejt jugut, përgjatë brigjeve të Floridës, dhe pasi ka lënë pas Cape Canaveral është kthyer drejt lindjes, një manovër për të ruajtur një farë distance nga një anije amerikane. Më tej një prapakthehu e shpejtë për t’u ringjitur deri në qendrën hapësinore. Tashmë është e qartë që “Chikerit”, një rimorkiator i madh rus i inkuadruar në marinën ushtarake, i pëlqen të qëndrojë në ujërat e Floridës. Mbi të gjitha, në të njëjtën kohë me fazat më të tensionuara të krizës në Ukrainën lindore.

Janë interesante lëvizjet e anijes. Në mesin e shkurtit, ajo ka lënë pas Gjibraltarin dhe ka arritur me shpejtësi në Karaibe. Në bord 50 marinarë, një ekip specialistësh të veprimtarive nënujore, pajisje moderne, një platformë për helikopterin, si dhe një hapësirë për stoqe me qëllim garantimin e një autonomie operative afatgjatë. “Chiker” është një bishë e fuqishme, një rimorkiator i lartë në gjendje të veprojë edhe në arktik, protagoniste e shumë misioneve të ndërlikuar, duke përfshirë edhe tentativën e shpëtimit të nëndetëses Kursk. Në fakt, pikërisht nëndetëset ka zakonisht si shokë udhëtimi. I asiston, shërben si mbështetëse. Eshtë si një hije. Për shumë ekspertë, anija vepron si mbështetëse për të paktën dy nëndetëse bërthamore që Moska ka dërguar pranë Shteteve të Bashkuara. Si alternativë punon me anije të tjera spiune. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në këto javët e fundit.

Rimorkiatori, pas disa xhirove në Karaibe, shkon deri pranë Kings Bay, baza ku ndodhen nëndetëset bërthamore amerikane të Flotës së Dytë, në kufirin mes Georgias dhe Floridas. Thonë se “Chiker” nuk është vetëm. Pak më tutje kryqëzohet, në mënyrë të padukshme, me “Viktor Leonov”, një njësi për luftën elektronike dhe spiunazhin. Shfaqja e njësive ruse ndodh në të njëjtën kohë me fazën e parë të krizës së Krimesë. Jemi në mesin e marsit.

Duke ndjekur një profil misioni që e kemi parë tashmë, rimorkiatori kryen edhe një vizitë në hapësirën e detit përpara Cape Carnaval. Kryen një tjetër udhëtim në Karaibe, me zhvendosje që u ngjajnë më shumë pritjes së urdhërave. Që ndoshta mbërrijnë në javën e dytë të prillit. Rimorkiatori niset në drejtim të Floridës. Dhe ja ku shfaqet, në 15 prill, përpara impianteve hapësinorë. Pikërisht në kohë me acarimin e ri të përplasjes në Ukrainë, mes kolonave të blinduara në aksion dhe kërcënimeve. “Chiker” ndiqet falë zbulimeve të transponder-ëve, nga shfaqjet rastësore dhe nga mesazhet Morse që anija transmeton në Moskë duke lënë gjurmë elektronike. Ai “ti-ti-ti” monoton mundëson përcaktimin e koordinatave gjeografike.

Ashtu si në të kaluarën, kapiteni rus ndjek të njëjtin itinerar, para dhe prapa, duke qëndruar mjaftueshëm pranë brigjeve të Floridës. Ndërkohë që dje, është dukur se është ndalur, në jug të poligonit të NASA-s, si në një pikë vëzhgimi.

Teoritë për “Nikolai Chiker” në horizontin e plazheve amerikanë janë të shumta. Duke filluar nga më evientja: bëhet fjalë për një mision spiunazhi.

Ekspertë të tjerë hedhin hipotezën për një pikëtakim me një nëndetëse bërthamore ruse. Apo takimi me anijen spiune “Viktor Leonov”, prej kohësh në rajon. Duke ndjekur zhvillimet e cuditshëm në Karaibe, nuk përjashtohet edhe ndonjë lloj veprimi nënujor. Dhe në fund, është survejimi i qendrës së Cape Canaveral, ndoshta në kërkim të informacioneve. Në 10 prill, kur njësia ishte larguar tashmë, u lëshua një satelit i ri spiun dhe në ditët e para të majit është parashikuar hedhja në orbitë e një ngarkese të panjohur. Informacioni është i rezervuar. E megjithatë, bëhet fjalë për një njësi kaq evidente, saqë nuk mund të flitet për sekret.

Në dukje, asgjë nuk e ka trazuar “Chikerin”. Vetëm dje, një rimorkiator amerikan, “McAllister” ka ndjekur paralelisht rrugën e rimorkiatorit rus. Të paktën, kjo shfaqet prej ekzaminimit të transponderëve.

Leave a Reply

Back to top button