Mund tu duket rastësi por ngjarja e tmerrshme që ndodhi në 11 shtator të vitit 2001 ka një koiçidencë të frikshme me numrin 11-të.
Më poshtë do ju njohim me rastësitë që lidhen me numrin 11-të:
Qyteti New York City ku ndodhi tragjedia e 11 shtatorit të vitit 2001 ka 11 gërma. Aeroplani i parë që u përplas në kullat binjake kishte numrin 11 të fluturimit. George W. Bush, presidenti në detyrë kur u sulmuan Kullat Binjake, ka 11 gërma.
Këto por edhe disa rastësi të tjera e mbështjellin ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur në territorin e SHBA-së me një numër fatkeq, atë 11.
Janë rastësi, janë të rregulluara nga një dorë e padukshme, kjo për ne nuk ka rëndësi, shkruan Tema. E rëndësishme është që lexuesi të lexojë në mënyrë interesante shifra që së bashku takohen në një datë dhe në një ngjarje.
Ekzistonte dhe një lloj rastësie tjetër po brenda kësaj ngjarjeje.
Nëse bëjmë disa kalkulime në datat dhe në numrin e viktimave, shuma e tyre përsëri na jep numrin 11.
Pra, ashtu si në rastin e rastësive mes vrasjes së presidentit Abraham Linkoln, por edhe të John Kennedy, rastësia e ngjarjes së 11 shtatorit të vitit 2001, është mjaft interesante.
Aq e theksuar rezulton kjo, sa nëse tani përmendet 11-ta, për amerikanët të paktën, nuk duhet të jetë numër fati. Të tjerat janë padyshim një lodrim në ngjarje e fakte të renditura në mënyrë interesante.
-New York City, qyteti ku ndodhi ngjarja ka gjithsej 11 gërma. New York është shteti i 11-të i SHBA-së.
-Afghanistan, shteti ku u fshehën autorët e vërtetë të sulmit ka gjithsej 11 gërma
-Ramsin Yuseb, terroristi, i cili ka kërcënuar se do t’i shkatërrojë kullat binjake në vitin 1993, po ashtu ka gjithsej 11 gërma.
-George W Bush, presidenti në detyrë kur u goditën dy kullat, po ashtu ka 11 gërma.
-Aeroplani i parë i cili është përplasur në kullat binjake ka patur numër fluturimi 11. Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11)
-Fluturimi numër 77, cili po ashtu është përplasur për kullat binjake, ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
– Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
-Tragjedia ka ndodhur me 11 shtator, apo ashtu si tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
-11 Shtator-i është dita e 254 më radhë në vitin kalendarik. Prapë kemi (2+5+4=11).
-Kjo datë është e ngjashme me numrin e emergjencës së servilit telefonik 911 (9+1+1=11)
-Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11)
-Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.
Viktimat shqiptare të 11 shtatorit
Viktor Saraçini, 51 vjeç, pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët. Saraçini, banor i Pensilvanisë ishte i martuar, me dy fëmijë. Punonte si komandant fluturimi në kompaninë “American Airlines” dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por u përplas me njërën prej Kullave Binjake.
Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60 vjeç. Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit.
Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.
Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç. Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake. Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake numër dy, amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë.
Numrat e 11 shtatorit
2819 viktima
343 zjarrfikës dhe punonjës të ndihmës së shpejtë të vrarë
1609 njerëz humbën bashkëshortët
3051 fëmijë humbën një prind
1.506.124 tonë mbetje u lëvizën nga Kullat
146.100 vende pune u humbën
105 miliardë dollarë ishte dëmi pas sulmeve
600 milionë dollarë ishte kostoja e pastrimit
422 000 amerikanë vuajtën pasojat pastraumatike pas sulmeve