Enciklopedike

MISTERI / Çfarë ndodhi realisht në Tunguska, në 30 qershor 1908?

Screen Shot 2016-04-19 at 14.28.27Mëngjesin e 30 qershorit 1908, në qiejt pranë Tunguskas, në Siberinë qendrore që e ka marrë emrin nga Lumi Tunguska, ndodhi një shpërthim me fuqi sa një mijë bomba atomike si ajo e Hiroshimës. Ishte ndoshta pasojë e impaktit të një asteroidi me diametër afro 30 km në atmosferën tonë? Shpërbërja e trupit qiellor ndodhi në një lartësi 8 km, duke shkaktuar një valë goditjeje që u ndie menjëherë: 60 deri 80 milionë pemë u shembën, vagonët e Transiberian (600 km larg) rrezikuan të dilnin nga shinat dhe qielli u ndez në vende shumë të largët (thuhet se në Londër, ku ishte mesnatë, mund të lexohej një gazetë pa patur nevojë për dritë artificiale).

Kërkimet

Mes 1927 dhe 1939, mineralologu rus Leonid Alekseevic Kulik organizoi katër ekspedita në rajon, por nuk u gjet asnjëherë asnjë krater, apo prova të tjera të impaktit, as fragmente. Megjithatë, në vitin 1991 Departamenti i Fizikës i Universitetit të Bolonjës hodhi hipotezën që një fragmend me dimensione të vogla goditi tokën duke formuar liqenin Cheko, që ndodhet disa dhjetëra kilometra larg nga epiqendra e shpërthimit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button