Enciklopedike

MISTERI / Fakte të reja për avionin e zhdukur ‘Malaysia Airlines’

fakteFluturimi MH370 i “Malaysia Airlines”, besohet të ketë qenë drejtuar nga një pilot automatik, teksa fluturonte drejt jugut të Oqeanit Indian, kanë bërë të ditur zyrtarët australianë, duke zbuluar detaje të reja rreth fatit të mundshëm të avionit të zhdukur.  Komentet u bënë ndërkohë që autoritetet shpallnin zhvendosjen drejt jugut, siç pritej në kërkimet nënujore të Boeing-ut 777, që u zhduk më 8 mars të këtij viti me 239 pasagjerë në bord. Kërkuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të avionit apo pasagjerëve, duke e kthyer çështjen në misterin më të madh në historinë e aviacionit, si dhe duke lënë familjet e pasagjerëve në bord ende në kërkim të përgjigjeve.

Zyrtarët australianë në një raport prej 64 faqesh, kanë thënë se besojnë që aeroplani ishte i autopilotuar gjatë udhëtimit të tij deri sa mendohet të ketë mbetur pa karburant. Ata cituan udhën e drejtë që kishte ndjekur avioni, sipas “gjurmëve elektronike” që kishin shkëmbyer në mënyrë periodike me satelitët. “Me shumë mundësi, avioni ka qenë i autopilotuar, përndryshe nuk mund të kishte ndjekur atë udhë të rregullt, që është identifikuar nga pamjet satelitore”, tha zëvendëskryeministri australian Warren Truss, për reporterët në Canberra.  Kërkimi për avionin është tashmë ndër më të shtrenjtët në historinë e aviacionit.

/Shekulli Online/S.L./

Leave a Reply

Back to top button