Mistere

Misteri i çuditshëm i burrit nga Tauredi

Screen Shot 2016-08-24 at 13.27.01Është korriku i 1954-ës; një ditë e nxehtë. Një burrë mbërrin në aeroportin e Tokios në Japoni. Ai ka paraqitje kaukaziane, pamje normale. Por zyrtarët janë dyshues. Kur kontrollojnë pasaportën e tij, ata shohin se vjen nga një vend i quajtur Taured. Pasaporta dukej e vërtetë, me përjashtim të faktit se nuk ka një vend të tillë si Taured – të paktën në dimensionin tonë. E marrin në pyetje, dhe i kërkojnë që të tregojë me gisht, se ku supozohet që ekziston vendi i tij në hartë. Ai menjëherë e vë gishtin në drejtim të Principatës së Andorrës, por zemërohet dhe hutohet. Ai kurrë nuk ka dëgjuar për Andorrën, dhe nuk mund të kuptojë pse atdheu i tij i Taured nuk është aty.

Sipas tij duhej të kishte qenë, sepse ka ekzistuar për më shumë se 1.000 vjet! Zyrtarët e doganave i gjetën para në disa monedha të ndryshme evropiane. Pasaporta e tij ishte vulosur nga shumë aeroporte rreth globit, duke përfshirë vizita të mëparshme në Tokio. Të habitur, e çuan në një hotel aty pranë dhe e vendosën në një dhomë me dy roje jashtë, deri sa t’i jepnin zgjidhje misterit. Kompania që ai pretendonte se punonte nuk kishte dijeni për të, edhe pse ai kishte me bollëk dokumentacion për të vërtetuar ato që thoshte.

Screen Shot 2016-08-24 at 13.27.11Hoteli ku ai pohoi se kishte një rezervim, nuk kishte dëgjuar kurrë për të. Zyrtarët e kompanisë në Tokio, me t cilët kish ardhur të bënte biznes? Edhe ata tundën kokën në shenjë mohimi. Më vonë, kur u hap dhoma e hotelit ku e mbanin, ai ishte zhdukur. Policia konstatoi se burri misterioz nuk mund të ishte hedhur nga dritarja – dhoma ishte shumë lart dhe s’kishte asnjë ballkon Ai nuk u pa kurrë më, dhe misteri nuk është zgjidhur.

Ndodhi të ngjashme me misterin Taured kanë ndodhur më parë. Në vitin 1851, një njeri që bridhte nëpër Frankfurt an der Oder në Gjermani pohoi se ishte nga një vend i quajtur “Laxaria”, një shtet që gjendet në kontinentin e “Sakrias”. Një njeri tjetër, i cili ka folur një gjuhë krejtësisht të panjohëshme, u kap duke vjedhur bukë në Paris në vitin 1905. Ai tha se ishte nga “Lizbia”. Ndonëse as nuk fliste gjuhën portugueze dhe as nuk e njihte Portugalinë, si vendin e tij në hartë, autoritetet supozuan se ai e kish fjalën për Lisbonën, kryeqytetin e Portugalisë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button