Enciklopedike

Misteri i dorëshkrimeve të Arkimedit

Identifikimi në vitin 1906, i një dorëshkrimi që përmbante disa prej veprave të Arkimedit, duke përfshirë Metodën e Teoremave Mekanike, është po aq i mrekullueshëm sa edhe përmbajtja e tij. Në vitet 1840 një studiues në Varrin e Shenjtë në Kostandinopojë (sot Stamboll) vuri re gjurmë simbolesh matematikore, të shkruajtura nën tekstin e një libri lutjesh. Disa prej shënimeve ishin kataloguar si pjesë e koleksionit të librarisë.

Pasi mësoi për ekzistencën tekstit, studiuesi i Arkimedit Johan Heiberg udhëtoi të shihte dorëshkrimin dhe më pas e identifikoi si vepër të Arkimedit, pjesa më e madhe e të cilës më herët ishte humbur, në vitin 1906.

Më pas dorëshkrimi u zhduk, për t’u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu në ankand për 2 milion dollarë dhe ia dhuroi Muzeut të Artit në Baltimore, maryland, atje ku është restauruar dhe digjitalizuar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button