Horizonti.al

Misteri i dorëshkrimit të Ein Gedit, një oaz në brigjet e Detit të Vdekur

Screen Shot 2016-09-02 at 13.03.46Ein Gedi është një oaz në shkretëtirë, me vendndodhje në bregun perëndimor të Detit të Vdekur. Historia e tij e pasur përfshin gati 5.000 vjet pushtime e largime të njeriut. Ndoshta i njohur më mirë si vendi i fshehjes së Davidit kur u largua nga mbreti Saul, Ein Gedi ishte gjithashtu vendi i një fshati bizantin hebre. Në një moment, i gjithë fshati u dogj, duke përfshirë edhe sinagogën e tij me mozaik në dysheme.

Në vitin 1970, arkeologët zbuluan një dorëshkrim të djegur keq në vendin ku dikur ndodhej sinagoga e Ein Gedit. Dëmet e zjarrit e bënë të pamundur për ta hapur, lëre më për ta lexuar. Pothuajse 50 vjet më vonë, teknologjia moderne bëri të paimagjinueshmen; ajo mundësoi që dorëshkrimi 1,500-vjeçar të lexohet pa e shpalosur atë. Shkencëtarët skanuan pergamenin me programe kompjuterike të specializuar, që e hapnin virtualisht rrotullën e dorëshkrimit.

Screen Shot 2016-09-02 at 13.04.07Edhe ata vetë mbetën të befasuar kur ky proces zbuloi shkrimin e lexueshëm, gjë që askush nuk e kishte pritur. Aty gjetën vargjet e parë të Librit të Levitikut. I njohur sot si teksti më i lashtë biblik që nga Dorëshkrimet e Detit të Vdekur, dorëshkrimi i Ein Gedit është gjithashtu edhe i pari i Torah që është nxjerrë nga një sinagogë, gjatë kërkimeve arkeologjike. /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button