Horizonti.al

Misteri i fatit të Boudiccas, mbretëresha gjigande e Keltëve

Screen Shot 2016-06-02 at 16.32.59

Një mbretëreshë luftëtare gjigande që shkatërroi kryeqytetin e Britanisë romake, plackiti Londrën dhe vrau 70 mijë vetë gjatë rebelimit të saj, Boudicca mbetet një emër i njohur edhe 2000 vite pas vdekjes. Që ajo vdiq pas një beteje epike me romakët, kjo është e padiskutueshme. Si vdiq, ku vdiq dhe ku u varros, apo ku u zhvillua ajo betejë, kjo mbetet mister.

Ndonëse sipas legjendës Boudicca piu helm pas humbjes së tmerrshme ushtarake, nuk ka prova për këtë përtej rrëfimit të Tacitit. Shkrimtari grek Dio Kasius shkruante se ajo vdiq nga sëmundja. Rrëfimet e tyre ndryshojnë edhe në të tjera detaje, duke përfshirë arsyen e rebelimit dhe funeralin e Boudicës. Sipas Dios, ajo pati një varrim luksoz, gjë që shërben si burim i zërave se ajo mund të ndodhet diku nën stacionin King’s Cross.

Por kjo bie ndesh me pothuaj gjithcka që ne dimë për zakonet e britonëve të Epokës së Hekurit, që me shumë gjasë do e kishin varrosur trupin e saj në mënyrë shumë më pak të përpunuar. Edhe vendi i humbjes së saj të famshme ka humbur në histori. E pabesueshme kjo, për një betejë që do të formësonte britaninë për qindra vitet e ardhshme dhe ku do të vdisnin 80 mijë vetë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button