Enciklopedike

Misteri i gjurmëve të duarve të Francis Leavy-t

Screen Shot 2015-05-01 at 19.30.29

Francis Leavy ishte një zjarrfikës i përkushtuar gjatë viteve 1920. Ai e dashuronte punën e tij, dhe kolegët e donin atë. Ai ishte një njeri i këndshëm, gjithmonë gati me një buzëqeshje dhe një dorë për të ndihmuar. Në Prill 18, 1924, kolegët e Francis u bënë të ndërgjegjshëm për një ndryshim në sjelljen e tij. Papritur ai ishte kthyer në një njeri pa buzën në gaz, që gjithmonë shfrynte. Ai rrinte gjithnjë duke larë një dritare të madhe në Departamentin e Zjarrfikësve të Çikagos, duke mos i hedhur sytë njeriu, ose duke mos folur. Pas disa minutash, Leavy shpalli papritur se kishte një ndjesi të çuditshme –një ndjesi se mund të vdiste pikërisht atë ditë. Pikërisht në atë moment, ra telefoni dhe e theu atmosferën e rëndë që u krijua si rezultat i fjalëve të zjarrfikësit. Një zjarr kishte shpërthyer në një ndërtesë goxha larg nga drejtoria e zjarrfikëseve, dhe nuk kishte kohë për të humbur. Në pak minuta, Francis Leavy dhe shokët e tij zjarrfikës ishin në skenë, duke vlerësuar situatën dhe duke ndihmuar ata që kishin ngecur në katet e sipërme.

Çdo gjë dukej se ishte në rrugën e duhur për t’i shpëtuar të gjithë nga ndërtesa. Pastaj, papritur, flakët shpërthyen në pjesën e ulët të ndërtesës, dhe tavani lëshoi bark. Sapo ndodhi kjo, muret erdhën e u shembën, duke zënë shumë njerëz nën rrënojat – duke përfshirë Leavy-n. Parandjenja e zymtë e Leavy-t u vërtetua. Ai humbi jetën e tij atë ditë, duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët. Pikërisht ditën tjetër, duke bërë llogaritë e humbjes së Leavy-t, kolegët e tij u ulën në zyrën e zjarrfikëseve duke menduar ngjarjet e ditës së mëparshme. Papritur, ata vunë re diçka të çuditshme në një nga dritaret. Dukej si një gjurmë dore që la njollë mbi xham. Me të vërtetë ishte e njëjta dritare në të cilën Francis Leavy ishte i zënë duke larë një ditë më parë. Zjarrfikësit e pastruan dritaren përsëri, por gjurma kokëfortë refuzonte të zhdukej. Për shumë vite, gjurma e dorës mbeti në dritare, megjithë kimikatet që u përdorën për ta larguar atë. Misteri i çuditshëm mbeti i pazgjidhur, por erdhi në një fund të menjëhershëm kur një shitës gazetash vërviti një gazetë në dritare në 1944-ën, duke e bërë në cast copë-copë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button