Horizonti.al

Misteri i gurëve në Stounheinxh

stNë mesin e mistereve të mbetura mbi Stounheinxh, është ajo se si ndërtuesit e tij, të cilët kishin vetëm mjete primitive, arritën të çonin në këtë sit arkeologjik të gjithë gurët e mëdhenj. Gurët që peshojnë secili mesatarisht 25 ton, mendohet se janë sjellë nga Marlborou Dauns, rreth 20 milje në veri. Gurët bru, të cilët peshojnë ndërmjet 2-5 ton, u transportuan në Stounheinxh nga zona Preseli Hills në Uellsin Perëndimor, një distancë prej më shumë se 150 miljesh.

Shumica e arkeologëve besojnë se njerëzit i zhvendosën gurët ngjyrë blu nëpërmes ujit dhe tokës, edhe pse është sugjeruar gjithashtu se këta gurë mund të jenë sjellë aty nga akullnajat. Në vitin 2000, një grup uellsianësh të quajtur Menter Preseli, u përpoqën të përdornin vetëm mjetet dhe metodat e Epokës së Gurit, për të rikrijuar udhëtimin parahistorik të bërë nga këta lloj gurësh.

Projekti përfshinte zvarritjen një guri në tokë përmes një slite të madhe prej druri, dhe pastaj duke e transportuar atë mbi ujë me anije.

Megjithatë, probleme të ndryshme pati gjatë rrugës, duke përfshirë edhe humbjen e rasës së gurrit që gjendet sipër (ajo u gjet shpejt, por qe i nëvojshëm një vinç për ta vendosur sërish mbi slitë). Më vonë, pasi guri ishte duke u transportuar përmes një platforme të vendosur mes dy barkave të gjata, ai ra në ujë dhe u zhyt në fund (pas zhytësit e zbuluan vendndodhjen e tij, ai duhej të ngrihej lart nga një ekip shpëtimi). Përfundimisht, i gjithë projekti u braktis./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button