Horizonti.al

Misteri i kafkave të kristalta

kristalte

Kafkat e kristalta nuk janë të pazakonta, apo tmerrësisht misterioze. Me mijëra prodhohen përvit në Brazil, Kinë e Gjermani. Por ekzistojnë një grusht prej këtyre objekteve makabre që kanë shkaktuar shumë interes dhe polemika mes arkeologëve, shkencëtarëve, spiritualistëve, dhe zyrtarëve të muzeve për më shumë se një shekull.

Me gjasë, ekzistojnë një dyzinë kafkash të tilla në koleksione private e publike. Shumëkush beson se ato janë krijuar mijëra, apo edhe dhjetëra mijëra vite më parë nga një qytetërim i lashtë mezoamerikan. Të tjerë thonë se mund të jenë relike nga ishulli legjendar i Atlantidës, ose provë që jashtëtokësorët kanë vizituar Aztekët rreth kohës së pushtimit spanjoll.

Magjepsje e mbinatyrshme

Historitë mbi kafkat përqëndrohen kryesisht në fuqitë e tyre natyrore. Joshua Shapiro, bashkëautor i “Zbulohet misteri i kafkave të kristalta” në faqen e tij në internet flet për shërime dhe aftësi të zgjeruara psikike, të pretenduara nga njerëz në prani të kafkave. “Ne besojmë se kafkat e kristalta janë një formë kompjuteri, në gjendje që të regjistrojnë energjinë dhe vibrimet që ndodhin përreth tyre”, shkruan ai. “Kafka do të riluajë në mënyrë piktoreske të gjithë ngjarjet apo pamjet e njerëzve që bien në kontakt me to”.

Shumë shkencëtarë dhe arkeologë janë skeptikë, për të thënë më të paktën.

Kafkat kanë spikaturnë punimet e qytetërimeve mezoamerikane, sidomos mes aztekëve, kështu që lidhja mes këtyre sendeve dhe këtyre qytetërimeve është e saktë. “Ishin një simbol rigjenerimi”, thotë Michael Smith, profesor i antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës. “Kishte shumë Perëndi azteke që përfaqësoheshin prej kafkave, kështu që ato ndoshta bëheshin në nder të këtyre zotave. Nuk mendoj se kanë patur fuqi specifike”.

Të gjitha false?

Analizat e kohëve të fundit me mikroskopë, të kafkave në Muzeun Britanik zbulojnë shenja që mund të jenë bërë vetëm me vegla moderne. Ekspertët vlerëosjnë se mund të jenë krijuar rreth vitit 1800. Ekzaminimet si dhe fakti që asnjë kafkë e tillë nuk është gjetur në vende arkeologjike të njohur zyrtarisht, i kanë bërë ekspertët të përfundojnë që të gjithë kafkat janë me gjasë false. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button