Mjeku Ligjor i Qarkut të Los Anxhelos vendosi se vdekja në gushtin e vitit 1962 e aktores Marilyn Monroe ishte një “vetëvrasje e mundshme” nga një mbidozë barbituratesh. Megjithë përfundimin zyrtar, pyetjet kanë mbetur për dekada me radhë rreth vdekjes së saj në moshën 36 vjeç.
Teoritë e konspiracionit nxiten prej mospërputhjeve mbi atë, se kur u gjet trupi i saj, zhdukjen e organeve të saj të brendshme në morg dhe lidhjet e saj me presidentin John F. Kennedy dhe vëllain e tij Robert F. Kennedy, si dhe bosët e krimit të organizuar.
Gjithashtu, Monroe që shihte bota nuk ishte Norma Jeane Baker e vërtetë. Ajo nuk ishte një bjonde budallaqe, por një zeshkane inteligjente dhe e lexuar, sipas atyre që e njihnin. / Bota.al