Enciklopedike

Misteri i Shtëpisë mbi Kodër: Motra vrasëse

Screen Shot 2015-08-17 at 17.02.32

Ishte çështja e parë e denjë për një detektiv në historinë kriminale britanike. Por detektivi në atë rast, pavarësisht nuhatjes së tij që duhej ta kish vendosur në rrugën e duhur, nuk mjaftoi. Ja se si shkuan gjërat në Road Hill House, në fshatin e Rode, konteja e Uiltshire (Angli): ishte 30 qershori 1860 dhe shërbyesja e një familjeje të respektuar, familja Kent, po përgatitej që të zgjonte Francis Saville, vogëlushin e shtëpisë që sapo kishte mbushur 4 vjeç. Por, në shtratin e vogël nuk kishte asnjë gjurmë të vogëlushit. Mjaftoi një kërkim i vogël për ta gjetur kufomë jashtë shtëpisë: e kishte fytin të prerë nga njëri vesh në tjetrin.

E para që përfundoi në pranga ishte vetë shërbyesja, por arrestimi ishte frut i një hetimi të ngutshëm të policisë lokale, motivuar prej dëshirës për të mbyllur me shpejtësi çështjen dhe për të rikthyer qetësinë. Ai arrestim nuk bindi askënd.

Ndërkohë, e gjithë Anglia ishte vënë në kërkim të vrasësit dhe çdo qytetar ishte shndërruar në investigues, duke u shkruar letra gazetave ku ofronte zgjidhjen e vet për këtë çështje. Por kthesa e ngjarjeve erdhi pas mbërritjes së një inspektori të Scotland Yard, Jonathan Whicher. Nuk iu desh shumë punë, për të bërë bashkë të gjithë treguesit që të çonin tek Constance, motra e madhe 16 vjeçare e vogëlushit. I ati ishte martuar me zonjën e shtëpisë pak kohë pas vdekjes së bashkëshortes së parë dhe me sa duket, Constance nuk e kish patur me sy të mirë që në fillim ardhjen në jetë të vëllait nga i ati.

Whicher e arrestoi adoleshenten, por provat kundër saj nuk ishin vendimtare. Nuk mjaftoi dhe Constance u lirua, u transferua gjetkë me të gjithë familjen, dhe hyri në manastir. Pesë vite më vonë ndodhi ngjarja e madhe. Constance rrëfeu krimin e saj para një prifti që e denoncoi: iu rikthye gjykimit, u dënua me vdekje (dënim që më vonë u transformua në burgim të përjetshëm) dhe i kaloi 30 vitet e tjerë të ekzistencës së saj në burg. Scotland Yard kish goditur në shenjë, por tashmë u ngrit një tymnajë për mënyrën se si ishte shkelur besimi, dhe një rrëfim i bërë në fshehtësi në dhomën e rrëfimit të një kishe. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button