Horizonti.al

Misteri i Thai Ngoc-ut, njeriu që nuk fjeti për 12 mijë netë

Screen Shot 2015-07-25 at 18.53.18Seria: Njerëzit më të mistershëm dhe të talentuar në botë

Fermeri vietnamez Thai Ngoc u sëmur nga ethet në vitin 1973, ndërsa në pamje të parë nuk kishte ndonjë gjë të pazakontë. Por kur ethet e larguan, ai filloi të vuante nga një formë e rëndë e pagjumësisë. Duke menduar se kjo do të largohej brenda një jave, Ngoc nuk i kushtoi shumë rëndësi. Por tani, mbi 40 vjet më vonë, ai nuk ka fjetur që prej natës së etheve. Pas më shumë se 12.000 mijë netëve pa gjumë, ju do mendoni se ai do kishte vdekur. E megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore, e vetmja anomali tek ai ishin disa probleme të vogla me mëlçinë.

Ankesa e vetme nga Ngoc, ishte frika se ai ndillte pak ters për shkak të mos fjetjes gjumë për më shumë se tre dekada. Fermezi vietnamez tentoi shumë kura në kushtet e shtëpisë, dhe madje filloi të konsumojë shumë pije alkoolike. Asgjë nuk duket se funksionoi. Pra, si është e mundur që pagjumësia e tij po vazhdon, prej një kohe kaq të gjatë? Një nga shpjegimet, mund të gjendet tek fenomeni i quajtur “microsleep” (gjumi i shkurtër). Dremitjet e vogla, ndodhin kur një pjesë e trurit tonë lodhet, dhe vendos të marrë shpejt disa sekonda për t’ia marrë një sy gjumë.

Thuajse të gjithë e ka përjetuar ndjesinë kur truri është i raskapitur, dhe përkohësisht “fiket”, për t’u rrikthyer pastaj në normalitet. Rënia në gjumë, ndërsa udhëtojmë me makinë, është një shembull i mirë i gjumit tejet të shkurtër. Pikërisht këtë mund të ketë përjetuar Ngoc, për një kohë kaq të gjatë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button