Horizonti.al

Misteri i vendndodhjes së Agades

Screen Shot 2016-06-02 at 15.56.01

Pothuaj 2000 vite përpara se romanët të bënin bashkë perandorinë e tyre që shtrihej në gjithë kontinentin, Perandoria Akadiane ishte në lulëzim të plotë. Me shtrirje nga Mesdheu deri në qendër të Iranit të sotëm, ajo ishte shtrati i aktivitetit kulturor. Skulpturat dhe afresket ishin kaq të përparuara për kohën, saqë sot konsiderohen si majat e veprave të lashta të artit. U përhap një traditë e fortë letrare, që shkaktoi edhe ruajtjen e dialektit më të vjetër semitik që njihet nga akademikët. Në qendër të gjithë kësaj qëndronte qyteti i Agades, origjina e kulturës Akadiane dhe një prej vendeve më të rëndësishme në Mesopotaminë e lashtë.

Ai ndikoi në ngjarjet deri larg në Babiloni dhe në Omanin e sotëm. Sot, nuk kemi absolutisht asnjë ide se cfarë ndodhi me të. Ne e dimë që u rrëzua, ndoshta si rezultat i pushtimit, por përtej kësaj? Asgjë. Ne nuk dimë as se ku ndodhej dikur. Ka shumë vende konkuruese mes tyre, sidomos kodrina në Ishan Mizyad por deri tani nuk është gjetur asgjë që të tregojë se qyteti më i madh i kohës dikur ngrihej aty. Deri kur të shfaqet dicka, vendndodhja dhe fati i Agades do të mbeten mister./bota.al

Leave a Reply

Back to top button