Enciklopedike

MISTERI / Ku ndizet “llampa” e inteligjencës?

Screen Shot 2016-06-27 at 07.49.08Ashtu siç nuk ka një gjen të inteligjencës, nuk ekziston as edhe një zonë e vetme e trurit, në të cilën ajo mund të mblidhet. Sigurisht, ne e dimë se inteligjenca është e lidhur me efikasitetin nervor, pra shpejtësinë me të cilën truri pranon dhe përpunon informacionin. Sa për vendndodhjen apo vendndodhjet, studimet e kryera me teknikën e neuroiimazheve, sikurse është rezonanca magnetike funksionale, nuk kanë arritur ende në rezultate përfundimtare.

Disa studiues kanë sugjeruar vendndodhjen e funksioneve të veçanta njohëse:për shembull kujtesa nga puna, duket se gjendet në pjesën e lëvores paraballore, dhe pjesërisht në një strukturë të quajtur hipokampus. Të tjerë tregojnë një vend në pjesët e pasme të trurit për inteligjencën e kristalizuar, dhe lobet ballore për atë në formë të lëngshme. Studiues të tjerë kanë identifikuar një qark kompleks të trurit, që aktivizohet gjatë detyrave intelektuale, duke filluar nga zonat e thella, si bërthama me bisht, për të mberritur tek lëvoret fundore. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button