Enciklopedike

MISTERI / Të zhdukurat në Vatikan

vatikanTë gjithë kemi prirjen ta mendojmë qytetin e Vatikanit, me bazilikat e tij dhe traditat e shenjta, si ai lloj vendi ku e keqja nuk mund të ekzistojë kurrë. Por në vitin 1983, dicka e ligë ndodhi në Selinë e Shenjtë. Emanuela Orlandi ishte një 15-vjecare në shkollë të mesme, vajza e një punonjësi të Bankës së Vatikanit. Në 22 qershor 1983, Emanuela i tha motrës së saj se një përfaqësues i Avonit i ishte afruar, me një ofertë për të shitur materiale kozmetike. Atë ditë ajo nuk u kthye kurrë nga shkolla për në shtëpi. Natyrisht, adoleshentët janë fluturakë dhe ndodh shpesh që shumë prej tyre ikin nga shtëpitë. Ndonjëherë janë thjeshtë duke u argëtuar me miqtë. Por një seri telefonatash të cuditshme në familjen Orlandi pas zhdukjes së Emanuelës shkaktoi alarm. Pati telefonata nga shumë njerëz, përfshirë ata me theks italian, amerikan apo të Lindjes së Mesme, ku secili thoshte se vajza ishte rrëmbyer nga ekstremistë myslimanë, për t’u përdorur më pas në përpjekjen e tyre për të siguruar lirimin e Mehmet Ali Agcasë, atentatori i Papa Gjon Palit II në vitin 1981.

Ka patur edhe teori të tjera, duke përfshirë përpjekjet për të marrë para prej Bankës së Vatikanit. Vitin që kaloi, Atë Gabriele Amorth, i cili ka shërbyer si ekzorcisti kryesor i Vatikanit gjatë kohës së Papa Gjon Palit II, hodhi akuzën se Emanuela ishte marrë nga policia e Vatikanit për t’u përdorur si skllave seksi për festat. Amorthi ka qenë një figurë shumë e diskutuar me kalimin e viteve, duke hedhur ide disi të cmendura, duke përfshirë edhe atë që librat e Harry Potter janë vepra të djallit. Por teoria e tij në këtë rast ndoshta është më e besueshme. Një tjetër vajzë, 15-vjecarja Mirella Gregori u zhduk gjithashtu në qytetin e Vatikanit vetëm 40 ditë përpara Emanuelës. Tridhjetë vjet më vonë, nuk është gjetur asnjë gjurmë nga dy vajzat.

Leave a Reply

Back to top button