Horizonti.al

Mistikët që u shërbyen udhëheqësve botërorë: Rasputini, një magjistar në oborrin e Carit

Screen Shot 2016-08-29 at 21.38.05

Pasi u bë i njohur në fillim të shekullit XX, në një kohë trazirash të skajshme në Rusi, Grigori Rasputin filloi të bredhë anëkend vendit, duke bindur të pasurit dhe të varfrit se qe i aftë për të shëruar të sëmurët vetëm me anë të besimit. Pasi u njoh me Car Nikollën II dhe gruan e tij Aleksandra në vitin 1906, Rasputin u ftua të shërojë vajzën e kryeministrit Pjotr Stolipin.

Një vit më vonë, ai u thirr sërish të shëronte të birin e Carit, Aleksein, që vuante nga hemoragji e brendshme tejet e dhimbshme. Rasputin e bindi carin dhe gruan e tij, se ai mund të shpëtonte djalin e tyre. Besohej se ai do ta bënte këtë me dhënien e aspirinës, një “ilaçi që bën mrekulli”, por që në fakt përkeqësoi Hemofilinë e tipit B të Alekseit, duke e holluar më tej gjakun dhe shtuar hemoragjinë.

Edhe pse shumë njerëz në aristokracinë ruse e panë Rasputin si profet, të tjerë cilësuan si një mashtrues dhe heretik. Filluan të përhapen thashethemet e bëmave të tij gjatë dehjeve të shumta, dhe akoma më keq, Aleksandra e lejoi atë në shtratin e saj sa herë që atij i pëlqente, së bashku me të gjitha zonjat e tjera të qytetit që kërkonin “bekime private”.

Rasputin u bë shpejt një njollë turpi e aristokracisë ruse. Ai u vra në ‘Moika Palace’ në dhjetor të vitit 1916. Për fatin e keq për të carit, humbja e Rasputinit do të thoshte edhe humbje e një koke turku të vlefshme për ankesat e nënshtetasve të tij. Publiku u kthye shumë shpejt kundër Nikollës, dhe ekzekutoi atë së bashku me familjen në vitin 1917. Trupat e tyre i hapën rrugën atij që do të bëhej i njohur si Bashkimi Sovjetik. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button