Histori

Mistikët që u shërbyen udhëheqësve botërorw: Xhon Lemb dhe Duka i Bakingamit

Screen Shot 2016-08-05 at 11.12.30Në fillim të shekullit XVII-të, Xhon Lemb, astrolog dhe i dyshuar si shtrigan, e gjeti veten duke punuar për Xhorxh Viliersin, Duka i parë i Bakingamit, një nga shokët e preferuar të mbretit Çarlsi I. Me kalimin e viteve, Lemb kishte krijuar një reputacion famëkeq; londinezët shpesh e quanin si “Djalli i Dukës”, duke besuar se ai qe i aftë të lidhej me shpirtërat, ringjallur të vdekurit, dhe hedhur magji mbi armiqtë e tij.

Viliers ndiqte këshillat e Lembit, dhe Mbreti Çarls dëgjonte sugjerimet e Viliers, prandaj Lemb u bë objekt i një kënge popullore:Kush e sundon mbretërinë? Mbreti. Kush e sundon Mbretin? Duka. Kush e sundon Dukën? Djalli! Siç dëshmohet edhe nga nofka, Lemb nuk  pëlqehej nga njerëzit e zakonshëm.

Megjithatë, të gjithë ata që fillonin ta akuzonin publikisht për shkeljet e tij, u hodhën menjëherë poshtë. Më në fund, në vitin 1627, Lemb u akuzua për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare dhe u dënua me vdekje. As Mbreti dhe as Duka nuk mund të parandalonin ekzekutimin e tij. Pas vdekjes në duart e një turme, Lemb u bë një subjekt të popullarizuar i letërsisë dhe pjesëve teatrale. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button