Mite e Legjenda

MITE & LEGJENDA / Armët e Perëndive

Perënditë e Greqisë së lashtë u ngjanin njerëzve në disa drejtime. Kur perënditë luftonin në një luftë, grekët i imagjinonin si qenie me formë njeriu, që luftonin me ërmë. Këto armë përgatiteshin për ta nga Hefesti, perëndia i punimit të metalit, zejtarisë dhe zjarrit, i cili ishte një lloj farkëtari hyjnor. Por armët e perëndive kishin fuqi që shkonin përtej shpatave dhe kamave të vdekatarëve në Tokë. Kur Zeusi vërviste vetëtimën e tij, apo kur Poseidoni godiste me tridhëmbësh, i gjithë kozmosi shkundej. Hefesti ndonjëherë përgatiste armaturë edhe për heronj vdekatarë si Akili, dhe kur një hero shfaqte aftësi speciale në përdorimin e armëve, njerëzit thoshin se armët e tij duhej të ishin përgatitur nga vetë Hefesti.

screen-shot-2016-11-14-at-15-05-34

Tridhëmbëshi

Arma e Poseidonit ishte Tredhëmbëshi, që ai e përdorte për të shkaktuar stuhitë, shkundur tokën – pra duke shkaktuar tërmete e madje edhe për të krijuar ishuj të rinj nga shtrati i deteve.

screen-shot-2016-11-14-at-15-05-52

Rrufeja

Zeusi përdorte rrufenë si armën e tij. Ajo tronditste të gjithë qiejt me forcën e saj, por në të njëjtën kohë kishte edhe precizion, për të vrarë kundërshtarin apo për të shkatërruar armën e kundërshtarit.

screen-shot-2016-11-14-at-15-06-10

Helmeta

Helmeta e Hadit e bënte atë të padukshëm, kështu që ai mund të sulmonte armiqtë pa u pikasur prej tyre. Për shkak se sundonte botën e nëndheshme, Hadi nuk është paraqitur asnjëherë në artin e Greqisë së lashtë. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button