Horizonti.al

Mite të krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla: Veza kozmike e Kinës

veza kozmike

Gjallesa e parë ishte P’an Ku, që u rrit për 18.000 vjet brenda një vezë kozmike. Kur ai çeli, guacka sipër u bë qielli, ndërsa pjesa poshtë u bë toka. Të kundërtat në natyrë u ndanë – meshkuj dhe femra, lagështia dhe thatësira, drita dhe errësira etj. Pas gjithë kësaj përpjekje, P’an Ku u nda në copa dhe tiparet e tij u bënë bota natyrore. Gjymtyrët e tij u kthyen në male, gjaku në lumenj, fryma në erë, zëri në bubullima, flokët e tij në bar, djersa në shi, dhe kështu me radhë. Syri i tij i majtë u bë dielli dhe ai i djathti hëna.

Disa njerëz thonë se parazitët në trupin P’an Ku u bënë njerëzimi. Të tjerë shprehen se shumë shekuj pas vdekjes së P’an Ku, një perëndeshë e vetmuar me emrin Nu Va pa reflektimin e saj në një pellg, dhe krijoi nga balta disa qënie sipas shëmbëlltyrës së vet. Ata u bënë aristokratë. Krijimi i këtyre qenieve të ishte punë e vështirë, kështu që Nu Va hodhi një grusht me baltë në ajër dhe pikat e saj u bënë  njerëzit e zakonshëm. Vite më vonë, qiejt u shembën, duke krijuar vrima në tokë, përmes së cilave doli uji që shkaktoi një përmbytje të madhe. Nu Va e shpëtoi tokën, por u rraskapit nga mundimet e saj dhe vdiq. Trupi i saj i dha edhe më shumë karakteristika botës së sotme.

Leave a Reply

Back to top button