Shendeti

Mite të tjera mbi ushqimet dhe regjimin ushqimor

Screen Shot 2016-08-29 at 21.43.10Miti: Sheqeri shkakton sëmundjen e diabetit

Konsumimi i sheqerit në mënyrë të moderuar, nuk do t’iu shkaktojë sëmundjen e diabetit. Ndërsa  rekomandon që njerëzit të shmangin sodën dhe pijet sportive, Shoqata Amerikane Diabetit, vë në dukje se diabeti është një sëmundje shumë komplekse, dhe se nuk ka prova të mjaftueshme për të pohuar me siguri që konsumi i sheqerit është shkaku i drejtpërdrejtë. Megjithatë, shtimi në peshë ashtu si edhe konsumimi i pijeve me sheqer, janë të lidhura me një rrezik në rritje dhe sasia duket se është më e rëndësishme kur bëhet fjalë për sheqerin dhe diabetin.

Miti: Marrja e vitaminave do t’iu mbajë të shëndetshëm

Vitaminat tingëllojnë si një ide madhështore:një pilulë që mund t’iu ofrojë gjithçka për të cilën keni nevojë për të qenë të shëndetshëm! Sa bukur do të qe sikur të funsiononte vërtet kështu. Dekada studimesh mbi vitaminat, nuk kanë gjetur ndonjë justifikim për zakonin tonë të marrjes së multivitaminave. Madje në disa raste, këto të fundit lidhen në fakt me një rrezik në rritje për prekjen nga tumore të ndryshme.

Miti: Të gjithë duhet të pijnë 8 gota ujë në ditë

Hidratimi i trupit është diçka shumë e rëndësishme, por ideja se për këtë janë të domosdoshme 8 gota ujë në ditë është e çuditshme. Shkencëtarët nuk kanë zbuluar tek njerëzit e shëndetshëm, ndonjë lidhje midis marrjes së lëngjeve dhe sëmundjes së veshkave, zemrës, niveleve të natriumit apo cilësisë së lëkurës. Por uji është një alternativë pa kalori ndaj pijeve të tjera (veçanërisht ato që përmbajnë sheqerna si soda apo pijet sportive), ndaj njerëzit që pijnë ujë në vend të këtyre pijeve, konsumojnë në përgjithësi më pak kalori. Një rregull i mirë është të pini ujë kur keni etje, dhe nuk keni nevojë të numëroni gotat.

Miti: Kosi ndihmon në normalizimin e stomakut tuaj

Është pretenduar shpesh se kosi ndihmon tretjen dhe dobësimin e trupit tonë për shkak të probiotikëve – ideja se “bakteret e mira” që përmban kosi do të strehohen në zorrët tona. Bakteret janë të mirë-lidhura me metabolizmin dhe normat e obezitetit, kështu që lidhja duket logjike. Megjithatë, ne ende nuk e kuptojnë se si miliona baktere në organet tona punojnë tashmë së bashku, para se kosi të shtohet në përzierje. Kjo s’do të thotë se kosi është i pashëndetshëm, por vetëm se përfitimet prej tij janë të mbivlerësuara. Gjithësesi mbani mend se shumica e kosit sot tregtohet e mbushur me sheqer, për të cilin ne e dimë se kontribon në obezitet dhe probleme të tjera – kështu që nëse e pëlqeni shumë nënproduktin e qumështit, gjeni atë që ka më pak kalori.

Miti: E ngrëna para se të pijmë, na mban esëll

Ushqimi para pijeve do të ndihmojë trupin tuaj të përthithë alkoolin, por ai vetëm sa e vonon këtë të fundit të hyjë në gjak, dhe nuk e kufizon atë. Trupi juaj absorbon alkoolin më ngadalë pas një ngrënie të mirë, kështu që konsumi i ushqimeve para se të pini diçka, mund t’iu ndihmojë të kufizoni dhimbjet e kokës më pas. Gjithësesi kujdes:e ngrëna e tepërt nuk do t’iu ndihmojë shumë për të ngadalësuar dehjen tuaj.

Leave a Reply

Back to top button