Enciklopedike

MITET E KRIJIMIT / Japoni, Toka si një ishull

izanagiPerënditë krijuan dy perëndi vëlla e motër, Izanagi dhe Izanami, të cilët qëndruan mbi një urë, e cila lundronte në oqeanin e lashtë. Duke përdorur logjikën e artë të perëndive trazuan ujërat dhe kështu u krijua ishulli i parë me emrin Ongoro. Që të dy, vëllai dhe motra, u martuan në ishull dhe lindën katër trashëgimtar, të cilët ishin të deformuar. Perëndit ia dedikuan këtë anomali, shkeljes të një protokolli. Gjatë procesit të ceremonisë martesore, Izanami foli e para. Në ceremoninë e martesës së tyre, ty dy vëlla e motër, dedikonin krijimin e ishujve të Japonisë, si dhe krijimin e disa perëndive të tjera. Ndërkohë, gjatë lindjes të Kagutsuchi Kami, perëndi e zjarrit, Izanami vdes. I dëshpëruar prej humbjes së saj, Izanagi, e ndoqi atë në Yomi, në vendin e të vdekurve. Izanami, e cila kishte ngrënë ushqimin e Yomi nuk mund të kthehej pas. Por, kur Izanagi pa trupin e saj të zhbëhej, u tmerrua dhe ia mbathi me të katërtat. Ndërkohë, Izanami u zemërua jashtë mase shumë dhe e ndoqi atë bashkë me shumë femra të zemëruara. I ndjekur prej tyre, Izanagi u detyrua t’u hedh sipër tyre sende të tija, të cilat u konvertuan në shqetësime. Kur u largua nga shpella ku ishte hyrja e Yomi e mbylli atë me një shkëmb të madh dhe kështu u nda njëherë e përgjithmonë jeta nga vdekja.

Leave a Reply

Back to top button