Enciklopedike

MITET E KRIJIMIT TE BOTES / Meksikë, Aztekët

aztekNëma e Azdekëve në tokë, Coatlicue (fustan gjarpërinjsh) pasqyrohej në një mënyrë të atillë saqë shkaktonte tmerr e frikë, duke mbajtur veshur një gjerdan me zemra dhe duar njerëzish, si dhe me një fustan gjarpërinjsh, ashtu siç dhe tregon emri i saj. Coatlicue mbeti shtatzënë prej një thike e krijuar me xham vullkanik dhe lindi Coyolxauhqui, perëndeshë e Hënës dhe 400 djem të cilët u shndërruan në yjet e qiellit jugor. Më vonë, prej qiellit ra një sferë e përbërë prej krahë dhe Coatlique e mblodhi dhe e fshehu atë në brezin e saj, kështu ajo mbeti përsëri shtatzënë. Por, si Coyolxauhqui dhe vëllezërit e saj, u kthyen kundër të ëmës së tyre, të mërzitur, të irrituar, të zemëruar ngaqë e ëma e tyre mbeti përsëri shtatzënë për herë të dytë, gjë që ata nuk e dini se si ndodhi. Ndërkohë, fëmija që gjendej në barkun e saj, Huitzilopochtli, perëndia e luftës dhe e Diellit, shpërtheu prej barkut të saj, i rritur tashmë dhe i armatosur. Ai sulmoi Coyolxauhqui dhe e vrau atë edhe me ndihmën e një zvarraniku të flakët. I preu kokën dhe ia hodhi në qiell, prej të cilës u krijua Hëna, gjë që çlirojë dhe mëmën nga ankthi.

Leave a Reply

Back to top button