Enciklopedike

MITET E KRIJIMIT TE TOKES / Kinë, Mbretëria e Mesme

middle kingdomNjë vezë kozmike po fluturonte në universin e pa ngjyrë dhe kishte fuqitë e kundërta të Yin dhe të Yang. Pas shumë shekujsh inkubacioni qenia e parë, Pan Gu erdhi në jetë. Copëzat e rënda të vezës (Yin) u transferuan për poshtë duke krijuar Tokën. Copëzat e lehta (Yang) u ngritën sipër dhe krijuan qiellin. Pan Gu, i frikësuar se mos copëzat e vezës do të bashkoheshin përsëri, qëndroi mbi tokë dhe mbajti qiellin me dorë. Kështu, rritej 3 metra çdo ditë për 18,000 vjet deri kur qielli shkoi në një distancë prej 30,000 miljesh sipër. Kur mbaroi misioni i tij, vdiq. Organet e trupit të tij, u shndërruan në pjesë të botës, disa prej tyre u shndërruan në kafshë, disa në fenomene atmosferike dhe trupa qiellor. Disa thonë se pleshtat të cilët qëndronin sipër tij, u transformuan në njerëz, por ekziston dhe një version tjetër. Perëndesha Nuwa ndjeu vetmi dhe kështu ajo krijojë njerëzit prej baltës që gjeti në Lumin e Verdhë. Këta njerëz të parë, fituan simpatinë e saj, por ngaqë i duhej shumë kohë për t’i krijuar ata, vendosi të shpërndaj pika balte në gjithë botën dhe çdo njëra prej tyre u shndërrua në një njeri të ri. Kështu, këta njerëz të krijuar shpejt e shpjet, u bënë njerëzit normal, ndërsa ata të cilët u paraprinë atyre ishin njerëzit e zgjedhur.

Leave a Reply

Back to top button