Enciklopedike

MITET E KRIJIMIT TE TOKES / Nga lumenjtë e Babilonisë

lumenjte e babiloniseMiti i krijuar i Babilonisë, Enuma Elish, fillon me perëndit e ujit, Apsus (freski) dhe Tiamat (kripësirë), të cilët krijuan breza të shumtë perëndish me në krye Ea-n dhe vëllezërit e tij të shumtë. Por këta perëndi të rinj apo të reja bënë kaq zhurmë saqë si Apsu dhe Tiamat nuk mund të flinin dot gjumë. Kështu, Apsu ngriti një planë për t’i vrarë, por para se Apsu të realizonte planin, Ea ia arriti t’i vriste ata. Tiamat u betua të hakmerrej dhe krijojë një sërë përbindëshash, ndërmjet tyre ishte Qeni i tërbuar dhe njeriu Akrep. Ea dhe perëndesha Damkina, krijuan Marduk, një perëndi gjigante me katër sy e katër vesh që të kujdesej për ta. Murduk, kur u përlesh me Tiamat, përdori erërat, si armë të tij dhe lëshoi një stuhi të keqe në grykën e saj, si rezultat ta eliminojë atë. Atëherë e vrau atë me një shigjetë të veçantë, të cilën ia nguli në zemër. Më pas, ndau trupin e saj më dysh dhe i përdori për të krijuar qiejt dhe Tokën. Më vonë krijoji njeriun që të bënte punët e vështira, punë që perëndit refuzonin t’i bënin, siç ishte mbjellja e tokës dhe blegtoria.

Leave a Reply

Back to top button