Psikologji

Mjaft i dhe mundësi të tjera dikujt që s’i meriton! Mjaft e lëndove veten tënde!

Ekzistojnë njerëz të tillë që na thonë vazhdimisht se do të ndryshojnë dhe ne vazhdimisht i japim një mundësi tjetër, me shpresën se ata vërtet do ta bëjnë këtë herë atë që premtojnë. Edhe pse ndoshta brenda vetes e kuptojmë se i kemi dhënë shumë mundësi dhe duket sikur ata thjesht nuk duan te ndryshojnë, sërish u besojmë dhe u japim një shans tjetër. Por pse duhet t’i besosh dikujt që mund të ketë abuzuar me ty vazhdimisht dhe të premton vazhdimisht ndryshim? Pse të kthehesh me dikë që të ka tradhëtuar për të disatën herë e të premton çdo herë se çdo gjë do të shkojë ndryshe?

Mos u anko se pse je emocionalisht e paqëndrueshme, sepse je ti që me vendimet e tua të gabuara, ke zgjedhur të mbash pranë njerëz toksikë, ziliqarë dhe lëndues. Vendimet e tua janë njësoj si të fusësh dorën në zjarr dhe të presësh se nuk do të digjesh. Mjaft i dhe mundësi një personi që duket qartë se nuk do të ndryshojë as këtë herë. Mjaft u lëkunde kaq shumë nga vetmia jote, saqë të zgjedhësh të kthehesh prapë tek dikush që të ka lënduar disa herë vazhdimisht. Duhet të kuptosh se kur diçka ka arritur në një fund, ka përfunduar gjithçka dhe s’ke pse e mendon dy herë një përgjigje negative. Mos i jep atyre vlera që nuk i meritojnë në jetën tënde. Kuptoje se nuk ia vlen t’i japësh atyre mundësi pas mundësie, kur duket qartë se nuk do të ndryshojnë.

Ti meriton të mbash pranë njerëz të mirë, njerëz që nuk të bëjnë premtime boshe, por që i provojnë me veprime ato që të premtojnë, si dhe njerëz që nuk të lëndojnë me fjalët apo veprimet e tyre. Me të tillë persona ti nuk ke as pse ta mendosh dy herë një mundësi të dytë, nëse ata bëjnë një gabim të caktuar, sepse të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë, por të tillë persona të kanë dhënë vepra se vërtet të duan dhe do të bënin gjithçka për të mirën tënde. Ndaj, mos u nxit nga vetmia e përkohshme që ndjen prej mungesës së atij personi toksik për t’i dhënë atij një mundësi tjetër. Mos e lëndo përsëri veten tënde, pasi është i sigurtë përfundimi edhe i kësaj mundësie që po jep.

Leave a Reply

Back to top button