Quhet Philis, sepse ky ishte emri i anijes që e çoi atë nga Afrika drejt perëndimit, në natën kur familja e braktisi. Ajo kishte lindur në Senegal, ndërkohë në Boston u ble nga dikush tjetër. Wheatley ishte mbiemri i familjes që e bleu në Boston. Në moshën 7 vjeçare, ajo dëgjonte të thuhej përreth se ishte njëblerje e mirë dhe se do u shërbente shumë në të ardhmen. Ndërkohë në moshën 13 vjeçare, shkruante poezi në një gjuhë, e cila nuk ishte gjuha e saj mëmë, dhe të tjerët nuk e besonin se ato ishin poezitë e saj.
Në moshën 20 vjeçare, Philis u pyet nga një grup prej 18 meshkujsh, të cilët dukeshin të kulturuar dhe tëveshur mirë. Iu desh të recitonte pjesë nga poezi të ndryshme që kishte lexuar, si dhe pjesë nga Bibla. U betua edhe me dorën në Bibël që poezitë e shkruara ishin të saj dhe nuk ishin plagjiatura nga dikush tjetër. Pas kësaj, iu nënshtrua një provimi të gjatë, orëve të tëra me intervistë dhe recitime, derisa juria i dha tëdrejtë dhe e pranoi se poezitë ishin të sajat.
Ishte femër. Ishte me ngjyrë. Ishte skllave. Ishte afrikane. Ama ishte edhe një poete e jashtëzakonshme. Philis Wheatley ishte shkrimtarja e parë afrikano-amerikane, e cila arriti të publikonte një libër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shembulli i kësaj femre dhe aktore të njohur amerikane, është një motivim për secilin nga ne, që edhe pse mund të na duket sikur nuk i kemi mundësitë për të ecur në një fushë tëcaktuar, përsëri ka shpresë dhe mund t’ia dalim. Mjafton të kemi vullnet dhe të punojmë fort për ta arritur diçka të caktuar, dhe fati do të bëjë pjesën e vet.