Horizonti.al

Mjegullnaja e madhe Magelanike

Screen Shot 2016-02-17 at 10.00.55

Mjegullnaja e Madhe Magelanike (LMC) dhe shoqëruesja e tij e ‘kequshqyer’, Mjegullnaja e Vogël Magelanike (SMC), janë fqinjët tanë më të afërt në distanca prej respektivisht 160 dhe 200 mijë vite-dritë larg. Më të njohurat nga galaktikat xhuxhe që qarkullojnë në Rrugën e Qumështit, ato janë të dukshme pa ndihmën e teleskopit në qiellin e natës në hemisferën jugore.

Por tek mjegullnaja e madhe, ndodhin ngjarje të çuditshme. Në segmentin e quajtur Tarantula Nebula, astronomët kanë zbuluar një një yll pjellor – që do të hidhte hijen në Tokë, sikur të ishte vetëm mbi 1000 vitë dritë larg. Për më tepër, nga 5.900 yje të gjigante dhe supergjigande të analizuara tek LMC , 5 përqind prej tyre duket se gjenden larg. Ato ndjekin orbita të parregullta dhe nuk janë bërë as prej materialit të duhur, duke u dukur si të uritur për elementë më të rënda, si hekuri dhe kalciumi.

Astronomët e kuptuan se LMC, qe duke ia marrë yjet ‘vëllait’ të tij më të vogël së. Kimikisht, yjet e mjegullnajës së vogël përputhen me ato që popullojnë LMC. Termi “autostrada e grabitësve kozmikë”, mund të shpjegojë ndërkaq mjegullnajën jashtëzakonisht pjellore Tarantula Nebula. LMC e pangopur, është duke vjedhur edhe gazin, që fluturon me shpejtësi të tillë që “ndizet” më kontakt me rezervat më të mëdha të galaksisë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button