Enciklopedike

Mjekët që na diagnostikojnë janë gjithashtu mbushur me iluzione

Screen Shot 2015-07-13 at 17.16.16

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Disa mjekë mund të besojnë, se ata e vlerësojnë dhe e trajtojnë objektivisht një sëmundje mendore. Kjo është veçanërisht e vërtetë për disa profesinistë në SHBA, të cilët besojnë se vendet e tjera kanë iluzione kulturore, në një kohë që mjekët amerikanë i trajtojnë sëmundjeve e vërteta të trurit, përmes një qasjeje shkencore.

Megjithatë, mjekët amerikanë janë po aq ndikuar nga kultura dhe iluzivë në qasjen e tyre ndaj sëmundjeve mendore, si gjithë të tjerët. Megjithë makinerinë e tyre të shtrenjta për të skanuar trurin dhe medikamentet për të ndryshuar kiminë e materies gri, ata thjesht nuk e njohin atë. Sikurse shkruan Etan Uoters:“Të gjitha sëmundjet mendore, duke përfshirë depresionin, stresin post-traumatik e madje edhe skizofreninë, mund të jenë po aq të ndikuara nga besimet kulturore dhe pritshmëritë e sotme si një paralizë histerike e këmbës, avujt ose “zar”-in, apo ndonjë sëmundje tjetër mendore e përjetuar ndonjëherë në historinë e çmendurinë njerëzore”.

Siç e pamë në Sri Lanka, mjekët perëndimorë mendonin se e kuptonin, se çfarë ngjarje jetësore shkaktonin sëmundje mendore, dhe ishin të bindur se dinin si t’i trajtonin ato. Disa mjekë amerikanë gjithashtu, besojnë se është diçka e mirë për të folur mbi traumat personale dhe analizuar ato.

Ekziston një besim se ne jemi mendërisht të brishtë.

Por shumë kultura, duke përfshirë edhe disa në vendet më të zhvilluara si Australia, thjesht nuk e ndajnë këtë pikëpamje, çka mund ta bëjë metodën amerikane, në rastin më të mirë të paefektshëm. Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja nuk ka bërë ndonjë përparim në mënyrën e trajtimit, që do të ndihmojë pacientët në vendet e tjera. Por shpesh duket se mjekët amerikanë, i kanë mbyllur mendjet e tyre ndaj metodave alternative, që kanë të bëjnë me sëmundjet mendore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button