Vazhdojnë dyshimet e rendimentit të ekipit mikpritës në këtë Botëror. Pasi u eliminuan nga Kroacia me penallti dy mjekët gjermanë konfirmuan se ekipi rus përdori një substancë për të përmirësuar lojën gjatë ndeshjeve me spanjollët dhe kroatët. Performanca e Stanislav Cherchésov befasoi përgjatë kampionatit qysh prej goleadës 5 me 0 kundër Arabisë Saudite deri tek ndeshjet e fundit, mundën edhe Spanjën. – Federata ruse u soll sikur të bëhej fjalë për diçka të zakonshme sikur të përdorësh një shampo në dush, – ironizoi portali gjerman “Süddeutsche Zeitung” duke informuar se gjatë një interviste mjeku i ekipit rus Eduard Besuglow tregoi se lojtarët kishin përdorur amoniak gjatë dy takimeve të fundit. Profesionsti siguroi se nuk ka asnjë problem në të bërit të këtij veprimi, sepse substanca nuk është e ndaluar dhe se nuk bën pjesë në listën e elementeve të jashtëligjshme.
Mesa duket ky përbërës kimik ka për qëllim që të përmirësojë rendimentin sportiv duke stimuluar respiracionin dhe duke përmirësuar fluksin e oksigjenit në gjak në një kohë më të shkurtër. Në këtë reportazh mjeku rus pranoi se një nga zëvendësuesit thithi amoniak që ishte i vendosur në pambuk para se të hynte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës. Gazeta gjermane “Bild” ndau disa imazhe, ku shihen lojtarët rusë brenda tunelit me një top pambuku në duar ose duke fërkur hundën. / bota.al