Çadra bullgare është ndoshta pajisja më e përmendur e vrasjeve të frikshme të spiunazhit. E krijuar nga shërbimet sekrete bullgare dhe aleatët e tyre në KGB, ajo kishte një mekanizëm të vogël pneumatik qitjeje, në përgjithësi i projektuar për fishekë zjarri në një distancë shumë të vogël. Një e tillë është përdorur për të vrarë disidentin bullgar, Georgi Markov në Londër në vitin 1978. Ai u qëllua në këmbë me një topth të helmuar, teksa pritste autobusin në Urën e Vaterlosë. Markov nuk e kuptojnë se çfarë i kishte ndodhur dhe vdiq katër ditë më vonë. Kjo metodë është përdorur edhe një herë po atë vit, kundër një tjetër disidenti, Vladimir Kostov, këtë herë në Paris. Ai mbijetoi. Rasti Markov mbeti i hapur për 30 vjet me radhë./bota.al
1 minute read