Enciklopedike

Mjete të pabesueshme spiunazhi: Përgjuesi në këpucë

Screen Shot 2016-07-20 at 09.17.37Vendosja e përgjuesve në ambasada ishte A-ja e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. Sovjetikët përgjonin vendbanimet perëndimore në Moskë, ndërkohë që ish-oficeri i kundërzbulimit Peter ëright ka përshkruar se si britanikët përgjonin kudo nëpër Londër. Kështu zona të ndjeshme u përfshinë rregullisht për përgjime. Më pas, në vitet 1960, KGB-ja sovjetike dhe aleatët e tyre në Securitate rumun vendosën që, mënyra më e mirë për të shmangur zbulimin e mjeteve të përgjimit, ishte që të mos vendoseshin atje ku bëheshin kontrolle. Kështu, ata zhvilluan një përgjues të vendosur në thembrat e këpucëve. Diplomatëve, shpesh u dërgoheshin me postë këpucët e tyre nga perëndimi, dhe spiunët i hapnin pakot. Transmetuesi kapte zhurma në zonën rretherrotull dhe ua transmetonte përgjuesve. Një i tillë i ishte vendosur ambasadorit amerikan në Çekosllovaki./bota.al

Leave a Reply

Back to top button